Lajme

Incident brenda takimit Biden – Putin, dalin pamjet

06/16/2021 17:05
nga:M K

Takimi mes presidentëve Joe Biden të Shteteve të Bashkuara dhe Vladimir Putin të Rusisë, nuk ka shkuar gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme.

Takimi ka filluar me një “përleshje” mes gazetarëve e forcave ruse e amerikane të sigurisë.

Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Kjo pasi forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve, shkruan Associated Press.

Ndërkaq, një reporter nga vendi i ngjarjes tha se të dy presidentët panë dhe dëgjuan sherrin e mediave përpara tyre, derisa shtoi se ata u shfaqën të kënaqur nga skena.