Sporti

Inaugurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Kosovë

09/28/2021 11:30
nga:Mergim Rreci

Inaugurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Kosovë.

Në qytetin e Pejës, sot është bërë inaugurimi i Qendrës Nacionale të Kosovës në Xhudo, atje ku të pranishëm ishin janë krerët e lartë institucionalë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo Qendër kishte nisur tash e disa vite, por që tashmë i erdhi fundi dhe do të shfrytëzohet nga ekipa shumë e suksesshme e xhudos në Kosovë.

Kujtojmë që ndër vite nga xhudoja kanë ardhur sukseset më të mëdha të sportit kosovar, madje edhe tri medalje të arta olimpike.

/GazetaBlic Sport/