Lajme

Inaugurohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

03/04/2024 12:48
nga:G B

Ministria e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, këtë të hënë ka inauguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike brenda Universitetit të Prishtinës.

I pranishëm ishte edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili tha se kjo qendër do shërbej për avancimin e përvojave mësimore të studentëve dhe gjetjen e zgjidhjeve të problemeve reale të ndërmarrësisë.

“Qendra për Inovacion do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativitetit dhe bashkëpunimit. Kjo qendër jo vetëm që do të avancojë përvojën mësimore të studentëve, por do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve që i adresojnë problemet reale të ndërmarrsisë. Me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithëve qendra do të jetë një katalizator për ndryshime edhe në komunitetin më të gjerë”.

Ndërkaq ministrja e industrisë, Rozeta Hajdari deklaroi se kjo ky projekt është bashkëpunim i MINT-it dhe UP-së.

“Renovimi i hapësirave dy mijë metra katror, blerja e pajisjeve të nevojshme dhe të tjera investime për adaptimin e kësaj qendra janë rezultat i marrëveshjes mes Ministrisë së Industrisë dhe Universitetit të Prishtinës. Ministria është e angazhuar për aplikimin e një shumëllojshmërie masash për zhvillim të inovacionit”.

Hajdari uroi funksionalizimin sa më shpejt të kësaj qendre.Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se se përmes kësaj qendre po synohet konkurrenca me të tjerët./EO