Lajme

Inagurohet memoriali “11 Shtatori” në Pejë, në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA

09/11/2022 14:24
nga:Y I

Sot në Pejë është bërë inagurimi i Memorialit të “11 Shtatorit” në përkujtim të shumë viktimave nga sulmet terroriste në SHBA raporton Gazeta Blic.

Inaugurimi i Memorialit të 11 Shtatorit u bë në rrugën Mbreti Pirro me pjesëmarrje të zyrtarëve nga Ambasada Amerikane, zyrtarë qeveritare dhe Rotarianëve nga Shqipëria e Kosova.

“Ngritja dhe zbulimi i Memorialit të 11 Shtatorit në Pejë e dëshmon edhe njëherë krenarinë e madhe për miqësinë me SHBA-të, si dhe nderon më shumë se 3000 jetë të humbura nga tragjedia që goditi botën 21 vite më parë” thuhet në shkrimin e kryetarit të Pejës, Gazmend Muahxheri.