Lajme

Imunizimi në Maqedoninë e Veriut , disa qytetarë tashmë kanë pranuar edhe dozën e tretë

09/28/2021 15:38
nga:Y I

Interesimi i qytetarëve për t’u imunizuar kundër virusit korona vazhdon me ritëm të ngadaltë.

Gjatë 24 orëve të fundit 1.820 qytetarë kanë marrë dozën e parë. Ndërkaq me dozën e tretë dje janë vaksinuar 69 persona.

Interesimi për dozën e tretë sot është shtuar tek personeli mjekësor që janë në listën me prioritet.

– Advertisements –

“Po, do ta marr dhe të vazhdoj të funksionoj ashtu siç duhet të gjithë të lëvizim kudo që shkojmë dhe jo të rikthehemi në karantinë.”

“Vetëm unë e shoqja s’jemi të vaksinuar por do t’i marrim sepse jam në punë të shtetit dhe e kam patjetër ta marr.”

“Po, të parën. Përse ke pritur kaq gjatë? Po ja sot ja nesër, kisha virusin dhe ja kështu tani erdha ta marr”.

Javën e kaluar Bullgaria dha donacion 51 mijë vaksina “Pfizer&BioNtech” afati i të cilave do të skadojë më 30 shtator, andaj në të gjitha pikat e vaksinimit pikërisht vetëm ky lloj vaksinash po jepen edhe dy ditë.

Deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës janë imunizuar afër 47% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë më së shumti të vaksinuar me dozën e parë ka në këto qytete.

Ministria e Shëndetësisë:

Ndërmjet 60-65% në Negotinë, Kavadar, Ohër dhe Gjevgjeli;

Ndërmjet 50-60% Manastir, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Vallandovë dhe Shtip;

Ndërmjet 40-50% Kërçovë, Sveti Nikollë, Koçan, Dellçevë, Krivo Pallankë, Strugë, Shkup dhe Tetovë;

Ndërmjet 30-40% Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.

Ndërkaq me dy doza të vaksinës deri më sot janë vaksinuar mbi 721 mijë qytetarë. /Alsat/