Uncategorized

Imri Ahmeti viziton familjen Ademi: Biseduam për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes për Gadimen

08/29/2025 21:33
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar familjen e kandidatës për Kuvendi Komunal, Erona Ademi, raporton GazetaBlic.

Ahmeti thotë se biseduan për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes për Gadimen.

Postimi i plotë:

Sonte vizituam familjen e kandidates sonë për Kuvendin Komunal, Erona Ademi.

Në prani të familjes Ademi, miqve dhe të ftuarve, biseduam për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes për Gadimen.

Me këtë rast, kërkova angazhimin dhe mbështetjen e të gjithë të pranishmëve për Eronën.

Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!