Kryetari i Lipjanit, kandidat i LDK-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, Imri Ahmeti, ka njoftuar se do të bëhet renovimi efiçient i objekteve shumëbanesore në qytetin e Lipjanit, raporton GazetaBlic.
Ahmeti thotë se do të bëhet edhe vendosja e ashensorëve në këtë objekte dhe ato të renovuara më herët.
Postimi i plotë:
Do të bëhet renovimi efiçient i objekteve shumëbanesore në qytetin e Lipjanit dhe do të bëhet vendosja e ashensorëve në këto objekte dhe ato të renovuara më herët.


