Lajme

Imri Ahmeti nga Janjeva: Përkrahja masive tregon rreshtimin e qytetarëve për zhvillim

09/16/2025 21:40
nga:Genita C

Kryetari aktual i Lipjanit dhe kandidati për një mandat tjetër, Imri Ahmeti, ka falënderuar qytetarët e Janjevës për pritjen dhe përkrahjen e fuqishme në tubimin e mbajtur atje, raporton GazetaBlic.

Ai tha se pjesëmarrja masive është dëshmi e besimit ndaj programit të tij, që sipas tij është i fokusuar në zhvillim dhe të ardhmen.

“Kjo energji dhe kjo përkrahje janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit,” u shpreh Ahmeti.