Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 7, Imri Ahmeti, ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e qytetarëve të Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Ribarit të Vogël, Hallaqit të Madh dhe Hallaqit të Vogël, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se dallimi i LDK-së nga partitë e tjera qëndron në profesionalizëm, kulturë dhe besim në punë, duke vlerësuar dialogun, përkushtimin dhe bashkëpunimin si shtyllat kryesore të partisë.
Ahmeti premtoi se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të përmbushur besimin e qytetarëve.