Lajme

Imri Ahmeti merr mbështetje në Babush: Vizioni ynë është bërë vizion i qytetarëve

09/29/2025 22:53
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë një vizite në Babush, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët lokalë, raporton GazetaBlic.

Ai tha se vizioni i tij tashmë është bërë edhe vizion i qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e punës konkrete dhe programit të qartë.

“Me vendosmëri të hekurt do të ecim përpara, drejt fitores,” u shpreh Ahmeti, duke theksuar angazhimin për një Lipjan që e duan të gjithë.

Postimi i plotë:

Në Babushin e njerëzve punëtorë dhe intelektualë, morëm mbështetjen për fitoren tonë të madhe.

Vizioni ynë është bërë vizioni i qytetarëve.

Me punë konkrete, me program të qartë dhe me vendosmëri të hekurt, do të vazhdojmë të ecim përpara, drejt fitores.

Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin që e duam të gjithë!