Kryetari aktual i Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri, Imri Ahmeti, është pritur me pjesëmarrje të jashtëzakonshme në takimet me qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël, raporton GazetaBlic.
Ai tha se kjo mbështetje vjen si rezultat i projekteve të realizuara që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke përfshirë ndërtimin e çerdhes dhe investimet infrastrukturore.
Ahmeti u shpreh i bindur se me punë dhe përkushtim, Lipjani do të vazhdojë drejt zhvillimit.


