Kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka bërë dy vizita, njërën tek familja e Sanije Gashi Mehmetit në Gllogovc, si dhe tek familja e Ragip Mehmetit, kandidatit për asamble.
Ahmeti thotë se Lipjani ka dëshmuar se ka qeverisje të mirë dhe transparente, teksa vlerëson ardhjen e Gashit dhe Mehmetit.
“Sonte takuam familjen e Sanije Gashi-Mehmetit në Gllogovc, së bashku me miq dhe mbështetës. Biseduam për progresin, investimet dhe ndryshimet e mëdha në çdo lokalitet të komunës tonë, si dhe për planet e ardhshme.
Lipjani ka dëshmuar qeverisje të mirë dhe transparente, të vlerësuar nga monitorues vendor dhe ndërkombëtar, dhe kjo arrihet vetëm me punë të përgjegjshme.
Ardhja e Sanijes në ekipin tonë sjell energji të re dhe garanton një zë të domosdoshëm në Asamblenë komunale. Përvoja e saj me organizata joqeveritare dhe puna me gratë në terren e bëjnë atë një kandidatë që meriton mbështetjen e të gjithëve.
Lipjani nuk ka kohë për kthim pas as për eksperimente; ne vazhdojmë me punë për Lipjanin që e duam”, shkruan Ahmeti.
Ahmeti poashtu potencoi se Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, por vazhdon me punë.
“Vazhduam me takim tek familja e kandidatit për Asamble, Ragip Mehmeti. U pritëm ngrohtësisht nga familjarët dhe miqtë e Ragipit, me të cilët biseduam për sfidat, progresin e deritanishëm, përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit dhe programin e punës për katërvjeçarin e ardhshëm.
Kërkuam mbështetjen për Ragipin, i cili vjen me një përvojë të gjatë në aktivitete politike dhe për të cilin besojmë se do t’u shërbejë bashkëvendësve dhe qytetarëve, duke dhënë ide e kontribut të çmuar në Asamblenë e ardhshme komunale.
Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, Lipjani vazhdon me punë për Lipjanin që e duam”, shkruan ai.
/GazetaBlic


