Lajme

Imri Ahmeti: Faleminderit Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!

10/04/2025 21:53
nga:Y I

Kryetari i Lipjanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit nga LDK-ja, Imri Ahmeti, është pritur sonte nga qytetarë të shumtë të Konjuhit.

Ai tha se banorët e Konjuhit i mirëpritën me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur.

“Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve.
Faleminderit Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sonte na mirëpritën qytetarët e shumtë të Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur.

Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve.

Faleminderit Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!

#LDK113