Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka arritur të fitojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Megjithatë, një dispozitë ligjore e kërkon që ai të heqë dorë nga njëra nga pozitat, pasi ligji i ndalon individët të mbajnë dy pozita të tilla njëkohësisht.
Për këtë çështje, GazetaBlic ka kontaktuar nënkryetarin e Lipjanit, Diamant Bytyqi, i cili ka deklaruar se, sipas të gjitha gjasave, Imri Ahmeti do të vazhdojë të mbajë pozitat e kryetarit të komunës dhe do të heqë dorë nga mandati në Kuvend.
“Sipas të gjithave gjasave, Imri Ahmeti do ta vazhdoj pozitën e kryetarit”, tha Bytyqi shkurt për GazetaBlic.