Futbolli po goditet sërish nga koronavirusi.
Në Angli klubet kanë raportuar raste të shumta të koronavirusit, dhe tani edhe Italia po fillon të raportojë raste pozitive.
Ciro Immobile (Lazio) ndodhet në izolim pasi gruaja e sulmuesit italian rezultoi pozitive me Covid-19, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas mediave italiane, Immobile humbi ndeshjen kundër Genoas për shkak të kësaj situate dhe jo për dhimbje stomaku siç u raportua fillimisht.
Sulmuesi ndodhet në izolim që prej të mërkurës së kaluar dhe pritet të rikthehet këtë të mërkurë në ndeshjen ndaj Venezias, e cila do të jetë ndeshja e fundit e vitit 2021.
/GazetaBlic Sport/


