Ciro Immobile është kthyer në top formë. Ish-sulmuesi i Lazios, i cili në verë u transferua në Turqi për një aventurë të re me Besiktasin, po kalon një sezon përrallor.
Me fitoren e kësaj mbremje ndaj Kayserispor-it, Besiktas kanë arritur në vendin e dytë në renditje me pikë të barabarta me Fenerbahcen e Mourinhos,e vetëm tre pikë pas Galatasaray.
Sulmuesi 34-vjeçar po përjeton një fillim fantastik të këtij sezoni, pasi ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e luajtura deri më tani me Besiktasin. Konkretisht, 6 gola në kampionat, 2 në kualifikueset e Europa League, plus dygolëshin në Superkupën e Turqisë.
/GazetaBlic Sport