Lazio mposhti dje Milan në derbin e xhiros së 33’të të Serie A.
Lazio fitoi me rezultat të thellë 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golat për Lazion i shënuan, Correa 2 herë, dhe Immobile një për rezultatin final të takimit.
Immobile pas ndeshjes me Milan ka thënë se Lazio e dinte se ishte mundësia e vetme për një vend në Champions League.
“Ky ishte shansi ynë i fundit, ne ishim përballë një ekipi që kishte një sezon të shkëlqyeshëm dhe duhej të punonim fortë, veçanërisht pas disfatës ndaj Napoli”, tha Immobile për Sky Sport Italia.
/GazetaBlic Sport/


