Lionel Messi pranoi se ishte “e çuditshme” të kishte ish-rivalin Sergio Ramos si shok të ri te Paris Saint-Germain, pas disa vitesh si rivalë që luanin te Real Madrid dhe Barcelona.
Ai tha se tani gjithçka është normale, por në fillim ishte e çuditshme pas kaq shumë vitesh si rivalë, duke qenë kapiten të Realit dhe Barcelonës dhe pas kaq shumë El Clalsicove të luajtura, transmeton GazetaBlic Sport.
“Tani gjithçka është normale, por në fillim ishte e çuditshme pas kaq shumë vitesh si rivalë, duke qenë kapiten të Realit dhe Barcelonës dhe pas kaq shumë klasikëve të diskutueshëm. Por kjo ishte në të kaluarën dhe ne gjithmonë e respektonim njëri-tjetrin. Të kesh atë bashkëlojtar tani është spektakolare. Pak nga pak po kthehet në formë dhe shpresoj të luajë sa më shpejt. Ai do të jetë një lojtar themelor për ne për të luftuar për qëllimet tona. Gjithmonë kam pasur kolegë që kanë luajtur me të në kombëtaren spanjolle, tani e shoh që është një person i madh”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën Marca.
/GazetaBlic Sport/


