Lajme

Imeri: Veriu po përdoret për të luajtur me dy karta

05/24/2023 22:43
nga:G B

Analisti Dorajet Imeri thotë se situata në veri po përdoret për të luatuar me 2 karta.

Ai thotë se situata në terën është ndryshe nga ajo çfarë paraqitet.

Imeri tha se njëra kartë është që Kosovën ta detyrojë të jap propozimet dhe e 2-ta që veriu të mbahet i tensionuar dhe në këtë situatë të negociohet drafti i Asociacionit.

“Tereni në Kosovën e Veriut po përdoret për të luajtur me 2 karta. E para për ta shtyrë Kosovën që të propozojë dhe e 2-ta që ta mbanë të tensionuar duke negociuar për draftin që e ofron. Situata e sigurisë atje do të përdoret gjatë gjithë procesit”, ka thënë Imeri në emisionin “Këndi i Debatit”.

Sipas tij marrëveshja në parim nuk do të pranohet ngase Serbia nuk është e interesuar, shkruan Tëvë1.

“Nuk do të pranohet marrëveshja në parim dhe me gjasë nuk do të pranohet asnjëherë, sepse Serbia është e interesuar për marrëveshje të keqe dhe çfarëdo që të ofrojë Kosova në fazën vijuese do të përdoren serbët përsëri dhe në këtë mënyre me gjasë e tërë marrëveshja do të na shkojë dëm”, tha Imeri.