Tevide Imeri,kryetare e Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë tha për dokumentarin ‘Expose’ se problemi i ikjes së punëtorëve shëndetësorë është bërë fenomen në Kosovë.
Imeri tha se ikja e punëtorëve shëndetësorë tashmë është shëndërruar në fenomen në Kosovë.
“Problemi i ikjës së punëtorëve shëndetsorë është bërë fenomen në Kosovë, dhe në shtetet e rajonit gati, për arsye që për një jetë më të mirë, më të dinjitetshme po i drejtohen shteteve më të afërta të perëndimit, sidomos Gjermanisë ku po paguhen dhe po trajtohen më mirë. Sa i përket liberalizmit nuk mendoj që ka ndiku aq shumë në ikjen e punëtorëve shëndetësorë për faktin se punëtorët shëndetësorë i kanë pas disa privilegje për shkak të kërkesave të mëdha të shteteve të perëndimit dmth kërkesa për punëtorët shëndetësorë prandaj i kanë pas edhe procedurat më të lehta, sepse vet kompanitë që i kanë punësu ia kanë mundësu shkuarjen dhe vendosjen në Gjermani shumë më lehtë. Megjithatë liberalizmi i hap dyert dhe mundësitë më të mëdha për me u punësu atje”
“Sa i përket punëtorëve shëndetësorë kjo tash është shëndrru në fenomen dhe ikja është e cdo ditshme dhe shqetësimi jo vetëm i imi por i gjithë shoqërisë është që edhe ikja e punëtorëve që janë në marrëdhënie pune dhe kjo do të thotë shumë sepse për ata që janë të pa punë vec dihet që janë në kërkim të një vendi pune për ta siguru jetën e tyre dhe është krejt normale nëse kërkojnë, shqetësimi është ikja e punëtorëve që janë në marrdhënie pune sepse cdo ditë i lëshojnë institucionet e Kosovës dhe ikin në perëndim për të siguru një punë më të mirë, një pagë më të mirë, një trajtim më të mirë nga ana e menaxhmentit, për sigurime shëndetësore dhe plot arsye tjera që i detyrojnë cdo ditë me ik punëtorët shëndetësorë. Sa i përket ikjes ndoshta kryesorja kish me qenë paga, por jam pak skeptike që mund të jetë edhe arsye kryesore paga, psh edhe të mjektë edhe të infermierët spo flas për stafin tjetër, nuk besoj që është kryesorja paga është edhe trajtimi jo i mirë, kushtet e punës, siguri në vendin e punës” deklaroi ajo.
Imeri tha se në federatën që ajo drejton ka ankesa të ndryshme sa i përket diskriminimit në vendet e punës.
“Kemi edhe një lloj familjarizmi, një menaxhim jo i duhur, kemi diskriminim nëpër vende punë cdo ditë, sidomos na si federatë që na vinë ankesa në vazhdimësi dhe besoj që krejt këto e detyrojnë punëtorëin shëndetësorë të ik dhe të gjej një vend më stabil, një vend ku me të vërtetë trajtohet me dinjitet, paguhet dinjitetshëm por edhe kushtet i ka shumë më favorshëm se këtu në Kosovë. Edhe sa vite që kanë kalu mbas luftës prap shëndetësia nuk është prioritet për asnjërën qeveri, kështu vazhdoi dhe kështu është edhe sot, dhe krejt këto shqetësime, krejt këto probleme bijnë në kurriz të punëtorëve shëndetësorë”
Ajo tha se shumë shpejt pritet të ketë mungesë të punëtorëve shëndetësorë.
“Unë mendoj që shumë shpejt kemi me ni mungësen e punëtorëve, nuk dua të flas me afate kohore se ndoshta nuk mundem me ditë saktë, por megjithatë në bazë të trendit të ikjes shumë shpejt kemi me met. Ju e dini që shumë profesione kemi që kemi mungesë nepër institucione. Një shqetësim tjetër është që punëtorët shëndetësorë po ikin prej institucioneve publike po ikin në instutcione private”
“Unë mendoj që kushti i parë me të cilin do të ndalet ikja duhet tu krijohen kushte për shkollim personelit shëndetësorë, për arsimim, kushtet e punës në të cilat punojnë pastaj edhe pagat që duhet të jenë të krahasueshme me rajonin po krahaso edhe me inflacionin që e ka përfshi vendin. Edhe një trajtim më i dinjitetshëm, një rënie e diskriminimit ose ulje se me u heq krejt ndoshta është e pamundshme, me u hek familjarizmi dhe korrupsioni të gjitha këto në institucione besoj që punëtorët shëndetsorë do të ndalen, sepse nuk mundesh me dashtë një vend tjetër më shumë se vendin tënd, dhe duke i njoftë nga afër një pjesë dërmuese të punëtorëve besoj që do të kishin qëndru në Kosovë me një pagë më të vogël por me një trajtim më të dinjitetshëm sesa po trajtohen tani” tha Imeri për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.