Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, duke folur në lidhje me tkurrjen e popullsisë shqiptare në Kosovë, ka thënë se ajo ka ardhur për dy arsye.
Arsyejet sipas Imerit janë rënia e natalitetit dhe emigrimi.
“Tkurrja e shoqërisë është për shkak të dy faktorëve, por nuk do thoja se arsyeja kryesore është emigrimi, por këtu faktor është nataliteti. Ajo çka vërehet, të rinjtë e Kosovës, studentët e mjekësisë apo elektroteknikës, kanë gjetur shpejtë vende të punës në perëndim, dhe ata të ardhmen e tyre do ta vazhdojnë në vendet e perëndimit, me pagë dhe të ardhura me të mëdha se sa i ofron shoqëria jonë, prandaj këto konsideroj që janë dy fenomenet kryesore pse shoqëria jonë po shkon drejt të kurrjes”
Imeri thekson se në këtë rast Kosova duhet të provoj që përmes politikave sociale t’i kthejë të rinjtë në drejtim të tregut të punës.
“Pasojat që do t’i ketë Kosova në të ardhmen është se pjesa më e mirë e rinisë nuk do ta sheh tregun e Kosovës, tregun në të cilin do të mund të jetësonin potencialin e tyre. Një fenomen tjetër po aq negative, të rinjtë e Kosovës në mungesë të punës janë larguar në vendet e perëndimit. Në një të ardhme të afërt Kosova do të përballet me mungesë të kuadrove dhe fuqisë punëtore. Kosova duhet të provoj që përmes politikave sociale t’i kthej të rinjtë nga skemat sociale në drejtim të tregun të punës dhe ata që janë ta avancuar t’i kanalizojë në tregun e punës. Kjo është e vështirë të ndodhë në Kosovë por të gjitha mekanizmat social duhet të bëjnë punë në këtë drejtim” tha Imeri për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.