Lajme

Imeri: Arritje historike nëse Kosova nuk e themelon Asociacionin deri në një marrëveshje finale

11/09/2022 18:14
nga:G B

Politologu, Dorajet Imeri vlerëson se do të jetë shumë e vështirë të pritet që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai e quan “arritje historike”, nëse Kosova arrin që mos ta themelojë një Asociacion deri në fund të marrëveshjes finale.

“Nëse Kosova arrin që të mos themelojë një Asociacion të çfarëdoshëm deri në një marrëveshje finale, unë konsideroj se është një arritje historike. Sepse do ta shmangte defunksionalizimin e saj të brendshëm. Çka ka qenë ndoshta qëllimi përfundimtare i arritjes së marrëveshjes, themelimi i Asociacionit”, deklaroi profesori universitar në “Ditari” në Tëvë 1.

Sipas Imerit, Rusia ka tentuar vazhdimisht që të shkaktojë destabilitet në Kosovë, përmes Serbisë.

“Problemi i Kosovës është përdorur politikisht nga fuqitë e mëdha, sidomos nga Rusia e cila ka dëshiruar që të ndërtojë përmes Serbisë, si partner lokal, fillimisht një destabilitet të vazhueshëm në Kosovë, të thellojë ndasitë ndëretnike të cilat do mund t’i përdorte pastaj për ta instrumentalizuar Serbinë në raport me Kosovën, sikur edhe në raport me gjithë Ballkanin dhe në këtë mënyrë ta sabotojë të gjitha politika e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.