Lajme

Imer Zeqiri: Që nga themelimi, 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë humbur jetën në detyrë!

09/27/2023 09:07
nga:N K

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se kemi 24 humbje të pjestarëve policor në detyrë si dhe mbi 4200 raste të lëndimeve.

“Që nga themelimi i policisë së Kosovës, nga 6 shtatori i vitit 1999, e deri më tani gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë humbur jetën 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kjo është një tregues i mjaftueshëm për të gjithë ata që të vlerësojnë se Policia e Kosovës gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, e kanë të rrezikuar shëndetin dhe jetën, e kemi dhe një tregues tjetër se nga themelimi kemi mbi 4200 raste të lëndimeve të zyrtarëve policor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, e që disa kanë mbet me aftësi të kufizuara”, ka thënë Zeqiri.

Kryetari tutje thotë se sigurimi shëndetësor, deri më tani do duhej të bëhej.

“Policia e Kosovës është themeluar që 24 vite, dhe sigurimi shëndetësor do të duhej të bëhej shumë më herët, dhe është jashtëzakonisht shumë e pa arsyeshme dhe nuk do koment kjo sepse Policia e Kosvës, deri më tani nuk ka sigurim shëndetësor”, ka thënë ai.

Kryetari Zeqiri ka potencuar se pjestarët policor të gjitha paknaqësit e tyre, duke filluar nga shtesat për rrezikshmërinë, mospagesa e udhëtimit e për shumë çështje të tjera, po e shprehin paknaqësin e tyre duke thënë dorëheqje.

“Një formë tjetër që po shprehin paknaqësin pjestarët e policisë me dorëheqje vullnetare të pakënaqur me kushtet dhe pagën, prandaj për ta ndalur këtë duhet të bëhet përmirësimi i kushteve menjëherë. Brenda këtij viti kemi rreth 60 dorëheqje vullnetare”, ka thënë Imer Zeqiri për Gazeta Blic.

Intervista e plotë: