Lajme

Imer Mushkolaj tregon cili kandidat duhet të votohet për kryetar të Prishtinës

09/08/2021 10:34
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me panikun e shkaktuar para dy ditësh se një ari është parë në Parkun e Gërmisë.

Mushkolaj, me ironi thotë se qytetarët e Prishtinës, duhet ta votojnë për kryetar atë person që premton se do ta luftojë ashpër ariun në Gërmi.

“Çështja është serioze”, ironizon tutje Mushkolaj.

“Në Prishtinë duhet me e votu kandidatin që premton ta luftojë ashpër arushën e Gërmisë. Çështja osht serioze”, ka shkruar ai.