Lajme

Imer Mushkolaj- Përparim Ramës: Po e paramendoj qysh ka me i realizu ato projektet 15 milionëshe që i ka premtu

01/28/2022 10:51
nga:Gazeta Blic

Vonesa gati tre muajshe e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për kompletimin e kabinetit të tij qeverisës, ka nxitur reagime, raporton Gazeta Blic.

Analisti politik, ka kritikuar Ramën, duke ironizuar me të, se si as pas dy muajsh që nga betimi s’ka arritur ta kompletoj kabinetin, derisa ka shtuar se si do t’i realizoj premtimet milionëshe.

Në vazhdim e gjeni postimin e plotë:

Gati dy muaj pas betimit si kryetar i Prishtinës, Përparim Rama ende nuk ia ka dalë me e kompletu ekipin qeverisës.

Po e paramendoj qysh ka me i realizu ato projektet 15 milionëshe që i ka premtu.

Ndryshe, sot Gazeta Blic ka raportuar se PDK pritet që të premten, eventualisht nesër t’i dërgoj emrat e drejtorëve të rinj.

Për më shumë e gjeni linkun e bashkangjitur:

“Telenovela” me ekipin e Përparim Ramës