Opinionisti Imer Mushkolaj, ka publikuar një status të presidentes, Vjosa Osmani, të shkruar në vitin 2020, ku thoshte se ajo që nga viti 2012 jeton në një banesë në Prishtinë. Kjo pasi që në shpenzimet e deputetëve që nga viti 2011 e tutje, del se Vjosa Osmani, kishte marrë kompensim për udhëtim, anipse jetonte në kryeqytet.
Mushkolaj ka kërkuar nga presidentja Osmani që të del dhe të flas publikisht se pse i ka marrë këto para, në qoftë se ajo ka jetuar në Prishtinë.
Në reagimin e tij, Mushkolaj e ka quajtur të ultë qasjen e kabinetit të presidentes Osmani.
Shkrimi i plotë nga Imer Mushkolaj:
Presidentja Vjosa Osmani vetë ka pranuar më 2020 se që nga viti 2012 jeton në Prishtinë. Megjithatë, ajo ka marrë para ndër vite, si kompensim për udhëtim, sa ka qenë deputete. Ndonjë këshilltar i saj mund të bëjë përpjekje të kota për ta arsyetuar. Por faktet janë fakte dhe nuk tjetërsohen as me sulme e akuza ndaj gazetarëve dhe mediave. Nëse thotë se është ndryshe nga ata që ajo i quan “keqpërdorues recidivistë të pushtetit”, atëherë presidentja duhet të flasë publikisht, e të mos fshihet herë pas bashkëshortit, herë pas këshilltarëve. E ulët, fort e ulët kjo qasje dëshpëruese për t’u arsyetuar me çdo kusht.