Lajme

Imer Mushkolaj për krizën energjetike: Nuk na duhen arsyetimet bajate të qeverisë, por veprime konkrete

12/23/2021 18:07
nga:Gazeta Blic

Opinionisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas krizës energjetike që e ka kapluar vendin tonë, raporton Gazeta Blic.

Mushkolaj thotë se nuk na duhen arsyetime të cilat i quan “bajate”, por veprime konkrete nga ana e qeverisë për të siguruar rrymë.

Sipas Mushkolajt, në disa vende të Prishtinës, nuk ka energji elektrike, për më shumë se 18 orë dhe kjo siç thotë ai: është skandaloze.

Shkrimi i plotë nga Imer Mushkolaj:

Nuk na duhen arsyetimet bajate të qeverisë, por veprime konkrete për të siguruar rrymë. Qytetarët raportojnë se madje edhe në zona të caktuara të Prishtinës, nuk kanë rrymë për më shumë se 18 orë. E papranueshme, skandaloze.