Lajme

Imer Mushkolaj ka një pyetje për serbët e Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq?

03/25/2022 15:41
nga:N M

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas protestës së sotme të serbëve të Kosovës në Veriun e Mitrovicës dhe në Graçanicë, duke shprehur këta të fundit mllefin ndaj Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjës së zgjedhjeve të 3 prillit, raporton Gazeta Blic.

Mushkolaj ka thënë se presidentin serb po i shfrytëzon serbët dhe për këtë ka një arsye.

Reagimi i plotë:

Pse nuk protestuan serbët kur nuk mundën të votojnë në referendum, si në të kaluarën? Pse po orkestrohen tash nga Beogradi? Sepse Vuçiqit i duhen t’i shfrytëzojë sërish, për të përfituar politikisht. Zgjedhjet janë më 3 prill.