Opinionisti ose gazetari i njohur Imer Mushkolaj, së fundmi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve elementare, raporton GazetaBlic.
Mushkolaj ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, që të marrë masa sa më shpejt në lidhje me këtë problem, të menaxhojë këtë krizë pasi që këto rritje të çmimeve godasin një pjesë të madhe të qytetarëve.
“A po jeton Albin Kurti n’Kosovë? A po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit? OK, e kuptojmë logjikën e tregut të lirë. Por në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë kanë “fluturuar”, qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente. Rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj urdhno Albin, merr masa, menaxhoje krizën”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: