Sporti

Mediat ndërkombëtare e bëjnë të kryer: Ky do të jetë fituesi i “Topit të Artë”

11/27/2021 09:15
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi do të shpallet të hënën e ardhshme si fituesi i Topit të Artë.

Lajmin e dinë tashmë miqtë dhe të afërmit e tij nga organizatorët e galasë, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë e ka siguruar edhe gazetari i mirënjohur i Sky Sport, Matteo Moretto dhe lajmin e kanë dhënë edhe mediat më të mëdha në Spanjë e Francë.

Kujtojmë që Messi e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe ky vlerësohet si një nga arsyet se pse ai do ta marrë këtë çmim.