Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka reaguar pas arrestimit të avokatit të tij Mehmet Pehlivan.
Ai akuzon autoritetet se e kanë arrestuar Phelivanin me ‘prova të sajuara’, pasi sipas tij, synimi i qeverisë së Erdoganit është që Imamoglu të mos ketë mundësi që të mbrohet.
“Avokati im Mehmet Pehlivan u arrestua për arsye fiktive. Sikur të mos mjaftonte grushti i shtetit kundër demokracisë, ata nuk mund të tolerojnë as që viktimat të mbrohen. Lironi menjëherë avokatin tim”, shkroi Imamoglu në platformën e tij X.