Imami Labinot Maliqi ka qenë këtë të marte në kampin ushtarak Bondsteel, i cili po mirëpret refugjatët afganë që erdhën në Kosovë.
Ai thotë se u befasua me përgatitjet e amerikanëve për t’ia krijuar kushtet e nevojshme për qëndrim të përkohshëm afganëve.
Sipas imamit, amerikanët u kujdesen që refugjatët të kenë hapësirat e veçanta për t’u falur dhe tri shujta në ditë me ushqim hallall.
“Për aq kohë sa do të qëndrojnë në Kosovë, familjeve afgane nuk do t’ju mungoj asgjë. Përveç çdo detaji tjetër që ishte mundësuar nga ushtria amerikane me një kujdes të veçantë, nuk mungonin hapësirat ekskluzive dhe shumë të përshtatshme për faljen e namazit për të dy gjinitë, për marrjen e abdesit, për pastrim dhe fjetje dhe me një konsideratë e përkushtim maksimal duke i kushtuar ushqimit hallall që do t’iu servohet refugjatëve afganë tri shujta gjatë ditës”.
Imami nga kjo vizitë mori edhe një dhuratë nga një komandant amerikan dhe tha se kjo vizitë e kishte emocionuar shumë.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj”.