Imami i xhamisë së Matiqanit, Irfan Islami, ka kritikuar rreptë xhematin e tij, të premten, me rastin e namazit të xhumasë, në lidhje me mosbartjen e maskave.
“Më shumë se 30 përqind nuk keni maska. Kjo është marre”, ka thënë ai pak para faljes së xhumasë. “Çka është puna kështu, çdo xhuma ju kërkojmë të bartni maska kur vini këtu, e ju nuk i merrni ato”.
Imami ka thënë më pas se mosbartja e maskës është një shembull se si një besimtar nuk respekton rregulla të vendosura nga autoritetet përkatëse të vendit.
“Ju qe nuk keni maska, po i rrezikoni tjerët”, ka shtuar Islami.
Sipas tij, rrezikimi i jetës së tjerëve është i ndaluar me norma të besimit.