Lajme

Imami i fshatit Halabak të Podujevës pengohet për të hyrë në xhami, intervenon policia

07/22/2022 22:33
nga:Astrit Gashi

Përpara xhamisë së fshatit Halabak të Podujevës janë krijuar tensione të cilat kanë detyruar Policinë e Kosovës që të intervenoj.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, imami i fshatit, Hyzdri Murseli, është penguar që të hyjë në xhami për t’i kryer ritualet fetare, teksa aktualisht ndodhet në polici.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur nga tre persona.