Lajme

Imam Salihu kundër inciativës për “Shtet Bektashi”: Nxit urrejtje nga komunitetet tjera

09/25/2024 21:23
nga:Sh R

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se së shpejti do të shpallet një plan për entitet të quajtur “Shteti Sovran i Urdhërit Bektashi”.

Kjo deklaratë e Ramës shkaktoi reagime të ndryshme të cilat po diskutohen aktualisht në emisionin Raport të Kanal10.

Imami Bahri Sejdiu deklaroi se është kundër kësaj inciative duke thënë se nxit urretje mes komuniteteve tjera.

“Marrë parasysh nëse ajo deklaratë ka ardhur si kërkesë e këtij komuniteti, ma merr mendja se kjo nuk i shërben stabilitetit të përgjithshëm shqiptar sepse e dimë që Shqipëria reflekton edhe në pjesët tjera shqiptare që i kemi përreth. E shohim që është jo me vend sepse krijon rregulla të reja dhe ndoshta edhe nxit”, deklaroi Sejdiu.

E sipas tij, ky entitet sjell tendenca për kërkesa të reja.

“Të gjitha këto lëvizje, bektashizmi është një sekt i cili ka ardh në shekullin e XIII-të e duke u forcuar, është përjashtuar nga Ataturku dhe është transferuar në Shqipëri. Është tendencë për kërkesa të reja. Nxit urrejtje dhe paragjykime nga komunitetet tjera” deklaroi ai. /GAZETA10