Ilnisa Agolli ka ndarë me publikun disa ndjesi pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në TAR, Ilnisa është shprehur lidhur me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati. Ajo bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për video-t më të spikatura në shtëpinë e BBV.
Për sherrin mes saj dhe Eglës në kuzhinë, Ilnisa u shpreh se u zmadhua shumë.
“Ai tigani u zmadhua shumë tani. Unë isha duke tundur vezën time, për qejfin tim kur në një moment pati një përplasje të vogël. Por duhet kuptuar gjithçka. Ka shumë presion shumë aty brenda. Edhe një përplasje e vogël kthehet në tambure jashtë.”
Për jetesën në Dhomën e Bardhë ajo tha:
Ajo Dhoma e Bardhë ishte një nga eksperiencat më të çuditshme dhe domethënë më të paharruara. Ti ishe brenda një bote që ishte ky eksperimenti dhe brenda një nën bote që ishte kjo Dhoma e Bardhë. Duhet të ishe shumë i fortë nga ana mentale aty brenda që të flije, të çoheshe, të jetoje. Mua më ndihmoi shumë edhe Meritoni. Padyshim që një ndihmesë. Ajo dora kur ma merrte. Ajo krijmtaria e vogël që patëm. Mendoj që kudo ku ta hedhësh njeriun, ai përshtatet. Edhe kur është me atë që do përshtatet edhe më mirë.”
Ilnisa u pyet nëse ajo e ka kuptuar që famën Eglës ja ka dhënë ajo dhe Meritoni. Ja si u përgjigj:
“Në fakt keq më vjen ta them, por po kjo është e vërtetë. Vëmendjen nuk është se Egla e fitoi vetë. Egla mori një vëmendje të konsiderueshme nga unë dhe Meritoni.”.