Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Lindrit Iljazi, ka marrë pjesë bashkë me Kryeministrin Kurti dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, përuruam rrugën rajonale Zhur-Dragash-Brod, raporton Gazeta Blic.
Investimi 7.7 milionësh sipas tij do të lehtësojë jo vetëm lëvizjen e qytetarëve të Dragashit, por edhe të turistëve të shumtë që vizitojnë këtë zonë turistike.
“Qeveria Kurti po i jep Dragashit mbështetje të jashtëzakonshme edhe në bujqësi, agroturizëm dhe zhvillimin rajonal”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë me Kryeministrin Kurti dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, përuruam rrugën rajonale Zhur-Dragash-Brod, një investim prej 7.7 milionë eurosh, i cili do të lehtësojë jo vetëm lëvizjen e qytetarëve të Dragashit, por edhe të turistëve të shumtë që vizitojnë këtë zonë turistike. Krahas kësaj rruge dhe rrugës Prizren-Tetovë, Qeveria Kurti po i jep Dragashit mbështetje të jashtëzakonshme edhe në bujqësi, agroturizëm dhe zhvillimin rajonal. #LendritIljazi37 #VVGuxo