Showtime

Iliri tregon se sa para nga 100 mijë euroshi i fituar do t’i marrë

02/22/2022 13:28
nga:Donika Fetahu

Për fitoren e “Big Brother Vip” kanë shkruar edhe mediat italiane, të cilat kanë theksuar se nuk do t’i marrë 100 mijë euro nga çmimi kryesor, por vetëm 50% pasi pjesa tjetër është pjesë e kontratës ku i dhurohet fondacionit “Dritan Hoxha” për bamirësi.

Balerini i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, rrëfeu se para se të niste formati i “BBV” ai kishe deklaruar se 50% do e dhuronte për bamirësi, shkruan GazetaBlic.

“E pata deklaruar në formularin më 2 tetor që 50% do e çoja në bamirësi dhe pa e përcaktuar. Ky ishte mendimi im që më vlonte në kokë gjatë 4 muajve. Kur mësova për fondacionin e Dritan Hoxhës, mendova se nuk do të kishte gjë më të bukur se të çoja për bursa studimi gratis. Ëndrra ime është që të jetoj në Shqipërinë time, jam shumë pranë Shqipërisë time”, u shpreh ai./GazetaBlic/