Showtime

Iliri merr surprizën e papritur, një balon mbi shtëpinë e “Big Brother Vip”, ja se çfarë shkruan në të

12/30/2021 17:21
nga:Donika Fetahu

Njëri nga banorët më të preferuar të publikut, Ilir Shaqiri, ditën e sotme u surprizua e kësaj here nga qielli.

Mbi shtëpinë më të famëshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, fluturonte një balonë, ku kjo nuk është hera e parë që banorëve i’u dergojnë sinjale nga jashtë me balona, shkruan GazetaBlic.

Në fillim banorët menduan se është një surprizë nga Sabiani, miku i tij më i mirë, por pastaj e kuptuan që befasia ishte nga fansat e Ilirit.Ai u prek shumë dhe filloi të qajë

Te balona shkruhej: Forca Ilir! Gjithë Shqipëria dhe diaspora është me ty!/GazetaBlic/