Lajme

Ilir Tasholli tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Lipjanit

07/22/2025 18:00
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga AAK-ja, Ilir Tasholli, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për kryetar të komunës si dhe nga të gjitha funksionet politike brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Tasholli ka bërë të ditur se një vendim i tillë është marrë për arsye objektive.

“Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani.Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë” shkruan Tasholli raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Lipjanit, miq dhe bashkëpunëtorë,

Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë.

Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin.

Betejat politike nuk përfundojnë këtu. Do të shihemi sërish – me të njëjtin përkushtim për të mirën e qytetarëve dhe të vendit tonë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Iliri