Lajme

Ilir Mirena: Se bëhen këta të VV-së katërfish më zi se ata përpara, këtë askush nuk e ka besu

04/23/2024 21:36
nga:G B

Analisti Illir Mirena tha se çdo herë e më të këqija po vijnë raportet për Kosovën.

“Kur i këqyrim edhe raporti i 2021 edhe i 2022, edhe raportet e Progresit asnjë nuk janë pozitiv. Çka është brengosëse është që kjo qeveri ka ardhë me besimin që ka mi luftu krejt çka ka ndodh përpara dhe me krejt këto raportet e këqija që po vijnë për Kosovën përkeqësimi ka shku vetëm duke u thellu. Dmth secili raport po vjen ma i keq se tjetri”, tha Mirena në Pressing.

“Kërkush nuk e ka besu që pikërisht kjo Vetëvendosje, se bëhen më zi se ata tjerët katërfish e dhjetëfish, këtë nuk e ka besu as ne që nuk e kemi mbështet ardhjen e tyre”, tha Mirena.