Lajme

Ilir Meta uron besimtarët për Kurban Bajramin: Paçi sa më shumë mirësi dhe dashuri

06/27/2023 22:42
nga:Y I

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar me anë të një postimi në facebook të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka uruar sa për sa më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet e besimtarëve.

“Ju uroj nga zemra të keni bekimet e Zotit, për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!

Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët dhe duke u përkujdesur për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje ne vëmë në jetë mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”,-Kuran. Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet!”-shkruan Meta.