Lajme

Ndarja nga jeta e babait të Metës, ish-presidenti lë sërish qelinë

06/03/2026 10:48
nga:Y I

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë, për të dytën ditë, pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Meta ka mbërritur në ambientet ku do të mbahen pritjet për ngushëllime, ku ka leje për të qëndruar 12 orë.

Ai është i shoqëruar nga policia, nën masa të rrepta sigurie. Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

/Ora News/