Ekipi Olimpik i Kosovës pati sukses të madh në Lojërat Olimpike ku arritën të sigurojnë dy medalje të arta për Kosovën.
Fillimisht Distria Krasniqi dhe më pas Nora Gjakova ia siguruan Kosovës dy medalje të arta në Tokio 2020, shkruan GazetaBlic Sport.
Për këtë sukses të madh, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do t’i dekorojë xhudistet nga Kosova me çmimin ‘Nderi i Kombit’.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës,Ismet Krasniqi i cili do të marrë pjesë në këtë ceremoni që do të ndodhë nesër në Shqipëri.
/GazetaBlic Sport/


