Sporti

Ilir Latifi rikthehet në oktagon, përballet me Rodrigo Nascimento

05/20/2023 11:46
nga:Mergim Rreci

Ilir Latifi do të ngjitet në kafaz të shtunën, ku do të përballet me Rodrigo Nascimenton, në kuadër të peshava të rënda.

Luftëtari shqiptar nuk ka pasur një formë të mirë viteve të fundit, kjo për shkak të lëndimve të vazdueshme që i kishte, shkruan GazetaBllic Sport.

Nascimento (9-1) po vjen nga një fitore e madhe kundër Tanner Bose.

Me një rekord profesional prej 17-8, ‘The Sledgehammer’ ka pasur vetëm pesë ndeshje që nga viti 2018, duke fituar vetëm dy prej tyre, por do të tentojë fitoren e madhe ndaj kundërshtari brazilian.