Sporti

Ilir Krasniqi tregon momentet më të mira të vitit 2022: “Ftesa nga Kosova ishte moment i paharrueshëm”

01/02/2023 15:58
nga:E K

Viti 2022 ishte një vit mjaft i suksesshëm për Ilir Krasniqin.

Lojtari i Llapit, Ilir Krasniqi ka zhvilluar një vit të suksesshëm me Llapin duke arritur të fitojë edhe eksperiencë në arenën ndërkombëtare pasi Llapi u paraqit në kualifikimet e Europa Conference League aty ku u ballafaqua me Buducnost prej të cilës edhe u eliminua.

Krasniqi poashtu arriti që të grumbullohej edhe nga Alain Giresse me Kosovën pas paraqitjeve të mira me grupmoshat e reja të “Dardanëve” aty ku edhe shënoi gol në përballje me Andorën U21.

Për të gjitha këto të arritura dhe eksperiencat e tij përgjatë gjithë vitit, Ilir Krasniqi ka folur për GazetaBlic Sport.

Ishte një vit mjaft i suksesshëm për mua si në aspektin personal ashtu edhe në atë ekipor“, tha fillimisht Krasniqi për GazetaBlic Sport.

Krasniqi foli për eksperiencën e tij me fanellën e Kosovës ku u shpreh i lumtur duke i uruar të gjithë lojtarëve që të kenë mundësinë të shijojnë një ndjenjë të tillë.

“Po kam qenë pjesë e grupmoshave të reja me Kosovën dhe është ndjenj e papërshkruar sidomos në momentin kur shënon gol. Ftesa nga Alain Giresse është një moment i paharruar dhe shpresoj që t’i vie mundësia çdo lojtari për ta shijuar këtë ndjesi“, shtoi Ilir Krasniqi.

“Padyshim që momentin që do ta veçoi në këtë vit është ftesa tek kombëtarja A”, vazhdoi ai.
Krasniqi vazhdoi të tregoi edhe për përvojën e tij me Llapin në Conference League duke potencuar se përvoja të tilla i ndihmojnë ekipit për të ardhmen”, vazhdoi Krasniqi.

Po ka qenë një lojë e mirë, por fatkeqësisht u eliminuam nga Buducnost, megjithatë mund të them se ishte një eksperiencë e mire dhe kemi mësuar shumë nga kjo“, deklaroi ai.

Krasniqi beson që edhe viti i ardhshëm do të i mirë duke thënë se ai luan për lojëra të bukura dhe suksese ekipore.

Synimet janë gjithmonë që të dalim në fushë dhe të luajmë lojë të bukur, duke shpresuar që edhe suksesi të mos na mungoi“, përfundoi intervistën me GazetaBlic Sport lojtari i Llapit, Ilir Krasniqi.