Sporti

Ilir Krasniqi: Tifozët ishin lojtari dymbëdhjetë për ne, shpresoj se janë ndarë të kënaqur me lojën dhe rezultatin

11/18/2024 23:49
nga:E K

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë.

Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.

Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.

Pas ndeshjes për RTK foli, Ilir Krasniqi.

“Sot tifozët ishin lojtari i 12’të. Shpresoj që janë ndarë të kënaqur me lojën dhe rezultatin. Fakti që mbetëm me një lojtar më pak na bëri që të tërhiqemi pak në pjesën e dytë, mendoj që në fund është e rëndësishme që morëm tre pikë”, tha Krasniqi.

/GazetaBlic Sport/