Ilir Kërçeli është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, raporton Gazeta Blic.
Ai mban numrin 68 në listën e kandidatëve.
I lindur dhe rritur në Prishtinë, dikur ishte basketbollist, ndërsa që nga viti 2021 pjesë e kabinetit të Glauk Konjufcës, në Kuvendin e Kosovës, si shef i kabinetit të tij.
Po ashtu, ai është anëtar i kryesisë së LVV në Prishtinë.
Kërçeli përmes një video të publikuar në Facebook thotë se kërkon mbështetjen e qytetarëve për deputet, për të vazhduar punët e mira.
“Të gjithë në Lëvizje, gjithë për Kosovën! #68”, ka shkruar ai krahas videos./Gazeta Blic/


