Lajme

Ilir Ibrahimi: Qeveria refuzoi dy oferta për investime në energji solare

08/17/2022 20:33
nga:Astrit Gashi

Analisti Ilir Ibrahimi përmes një postimi në Facebook ka treguar se Qeveria e Kosovës ka refuzuar dy oferta për investime në energji solare.

Sipas Ibrahimit këtë ia ka konfirmuar një ambasador i akredituar në Kosovë.

“Para ca ditësh mësova nga një ambasador i akredituar në Kosovë se Qeveria e Kosovës ka pasur në tavolinë dy oferta për investime në energji solare nga investitorë privat. Njëra ofertë ka qenë për 400 MË dhe tjetra rreth 200MË. Te dy investitorët nuk kanë kërkuar as tarifa nxitëse as ndonjë benefit të paarsyeshëm, përkundrazi, çmimet e ofruara kanë qenë shumë atraktive”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

Tutje ai e ka vlerësuar si të gabueshëm refuzimin e këtyre projekteve.

“Duke pasur parasysh që panelet solare mund të vihen shumë shpejt në funksion, nëse qeveria do të ishte e hapur ndaj këtyre investimeve, sot do ti kishim 600MË shtesë në kapacitetet prodhuese vendore. Por fatkeqsisht, te dy këto projekte janë refuzuar. Pse???”, ka shkruar ai.