Lajme

Ilir Ibrahimi: Bizneset në Kosovë janë para mbylljes, janë mbështetur për muri

03/28/2024 21:05
nga:G B

Analisti Ilir Ibrahimi vlerëson se asgjë nuk është bërë për ekonominë në Kosovë. Ai tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Ai tha se bizneset janë mbështetur për muri.

“Nuk kemi parë ndonjë masë që është marrë nga Qeveria. Sektori privat është në një situatë shumë të vështirë dhe kjo tanimë ka filluar të ndihet tek bisneset e vogla sepse ato mbyllen së pari, kemi rritje të mbylljes së bizneseve. Sepse bizneset e mëdha kanë potencial t’i bëjnë ballë pak më gjatë. Efektet ekonomike nuk janë të menjëhershme e kërkojnë një kohë, pra i kanë rezistu dhe tani janë për mbështetje për muri dhe e vetmja që mund të bëjmë tani është mbyllja e tyre, këtu jemi në ekonominë kosovare”, tha Ibrahimi në Pressing.

“Mundësitë e humbura janë të mëdha, nëse shohim Shqipërinë ka rritje, Shqipëria është duke vrapuar. Ndërkohë ne jemi duke stagnuar apo shkuar mrapa”, u shpreh ai.